Sot është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar,Pandi Siku.
Ai vdiq në moshën 73 vjeçare duke lënë pas vetës një krijimtari të gjatë artistike, raportojnë mediat shqiptare.
Pandi Siku lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. Ai ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar.
I diplomuar ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role te dyta.
Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e bëri me dramën “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te përmendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...