Jean-Claude Van Damme ishte tërësisht nën ndikimin e kokainës gjatë xhirimeve të filmit Street Fighter në vitin 1994.
Të paktën kështu pretendon skenaristi dhe regjisori i filmit, Steven de Souza, transmeton portali arbresh.info.
Skenaristi 70 vjeçar, që shkroi filma të tillë si 48 Hours dhe Die Hard, tregoi detaje nga sheshxhirimi i vitit 1993, përfshirë edhe për protagonistin, sipas The Guardian.

Ai tha: “Nuk kam mundur të flas atë kohë, por tani mundem. Jean-Claude ishte tërësisht nën ndikimin e kokainës”.
Regjisori tha se atë kohë studioja filmike kishte aranzhuar një person që të kujdeset për të, por për fat të keq vetë ai ishte një ndikim i keq, duke krijuar probleme të tjera gjatë xhirimeve.

Madje, sipas regjisorit aktori i famshëm kërkonte aq shumë ditë të lira, saqë e kishte menduar të gjente një aktor tjetër në vend të tij./Arbresh.info/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C