Dizenjatori Valdrin Sahiti ka treguar se posedon pasaportë diplomatike. Tha se me të është pajisur “diku në vitin 2019-2020”.Sahiti tha se pasaportën diplomatike nuk e ka përdorur asnjëherë.
“Pse a nuk e meritoj?”, pyeti ai.
“Pasaportën diplomatike nuk e kam përdorë, sepse asnjë vizë nuk e kam në pasaportë diplomatike, sepse vizat i kam në pasaportën normal. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur “British Vogue” e ka bërë një shkrim për mua dhe ka shpjeguar gjithë historinë e Kosovës”, u shpreh ai në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova.
Sahiti tha se shteti nuk i ka dhënë kurrë asgjë.“Unë kaloj gjithmonë kah VIP sepse unë jam “Gold” në çdo lloj agjencioni, unë nuk e njoh pjesën e pritjes dhe të kalimit nga njerëzit normal. Shteti nuk më ka dhënë kurrë në jetë asgjë, shofer kam, por nuk ma ka dhënë shteti. Unë s’kam pas kontrata kurrë në jetë me shtet, as të punës, as të eksperiencave personale”, u shpreh ai.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...