Paris Jackson ka tentuar të vrasë veten. Për fat të mirë modelja ia doli të jetojë dhe u lirua nga spitali.
Paris u fotografua ndërsa doli nga spitali dhe mbante veshur një xhaketë ku shkruhej: “Jam mirë.”
Vajza e Mbretit të Popit, Michael Jackson u shtrua në spital të shtunën pasi tentoi të vriste veten. Sipas burimeve vendimi i saj për ti dhënë fund jetës ishte për shkak të pasojave të dokumentarit “Leaving Neverland”, skandal ku është përfshirë këngëtari.
Policia mori një telefonatë nga shtëpia në LA e Paris rreth orës 7:30 të mëngjesit.
Atyre iu tha se vajza e vetme e Jackson kishte prerë damarët, raporton TMZ.
Ajo u transportua në spital dhe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme për jetën.
Sipas burimeve modelja e bëri këtë pas akuzave të bëra kundër babait të saj në dokumentar, ku dy burra Wade Robson dhe James Safechuck akuzojnë Michael se i abuzoi seksualisht kur ishin fëmijë.
Paris vendoi të mbrronte babain e saj dhe pse nuk ka prova akoma. Fëmijët e Jackson mendojnë se dokumentari është i njëanshëm dhe i padrejtë.
Pasojat e “Leaving Neverland” ka qenë të rënda. Muzika e Michael në televizon është ndaluar së transmetuari pas publikimit të projektit nga HBO.
Paris ka kaluar kohë të vështirë që nga vdekja e babait të saj në vitin 2009. Ajo u përpoq gjithashtu të bënte vetëvrasje edhe në vitin 2013, dhe ka folur hapur për betejën e saj me depresionin. Tani ajo po monitorohet nga afër nga një ekip mjekësh.
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...