Usain Bolt përgëzon Elinel, DJ Dagz dhe PM për projektin e tyre të ri “Gangsta”

19:51 | 20 Korrik 2018

Reperi Elinel, DJ Dagz dhe PM publikuan së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor “Gangsta”.

 

Kënga është punuar nga Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Elinel.

Kjo këngë që në orët e para pas lansimit ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut, dhe të pëlqehet nga një gamë e gjerë fansash të tre artistëve.

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por edhe atleti i njohru me famë botërore, Usain Bolt, ka përgëzuar treshen në fjalë për këngën e tyre.

Ka qenë vetë DJ PM, ai i cili ka rishpërndarë videon e publikuar nga Usain Bolt në Instagram, ku shfaqet teksa përgëzon artistët dhe kërcen nën ritmet e këngës “Gangsta”.

“Kur Usain Bolt ju përgëzon ju për këngën “Gangsta”. Faleminderit Bolt”, janë fjalët e DJ PM në Instagram.

Duket se nga fakti që kanë arritur të marrin shenjë pozitive edhe nga emri i njohur i atletikës, rekordmen në vrapimin 100 metërsh, treshja Elinel, DJ Dagz dhe

PM e cilësojnë lirshëm si shumë të suksesshëm projektin e tyre të ri.

Kjo nuk është hera e parë që artistë nga fusha e artit në vend marrin përgëzime nga të famshmit botërorë, dhe kjo është një ndër arsyet se pse ka kaq talentë shqiptarë që depërtojnë dhe bëhen të famshëm në arenën ndërkombëtare. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara