Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 17 majin 1999, duke e cilësuar fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqiponjë si një moment vendimtar në rrugën drejt lirisë së vendit.
Përmes një postimi, Haradinaj tha se kjo fitore u shndërrua në “testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut” dhe se ndikimi i saj u reflektua në mbarë Kosovën, e cila pak javë më vonë fitoi lirinë.
Ai bëri të ditur se në Ditën e Çlirimit është kujtuar Epopenë e Shqiponjës dhe janë nderuar dëshmorët që prehen në Kompleksin Memorial të Shqiponjës.
“Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë. Ndërkohë që sot shënuam Ditën e Çlirimit, kujtuam Epopenë e saj dhe nderuam më meritorët, burrat dhe gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, të cilët mbesin udhërrëfyesi ynë në çdo angazhim tonin për Kosovën që e ëndërruan të rënët ndër breza”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...