E ftuar në emisioni ‘Nin’ këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit kujtime nga fëmijëria e saj si dhe ka folur për mënyrën se si është rritur.
Ndër të tjera këngëtarja ka treguar se ajo bashkë me motrën e saj janë rritur vetëm nga e ëma, si shkak i divorcit të prindërve. Xhensila tregon se ajo dhe motra kanë rënë pre e paragjykimeve por e vetmja mënyrë për ti kaluar të gjitha për Xhensilën ishte muzika.
Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta”, ka thënë Xhensila.
Këngëtarja shpeshherë ka folur në lidhje me fëmijërinë, duke ndarë kështu me publikun momente të bukura dhe të vështira nga jeta e saj.
Kujtojmë, se Xhensila dhe Besi tashmë janë prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur Ajka .
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...