Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për datën 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit ligjor nga ana e tyre.
Avokati Luan Hasneziri ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, çka është bërë shkak për shtyrjen e seancës.
Në seancën e shkuar, prokurori ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Mariela Berishën e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për motrën Antonela Berisha, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove, shkruan euronews.
Motrat Berisha po përballen me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë.
Sipas hetimeve, viktima, Klea Prenga, është dhunuar barbarisht nga dy motrat ndërsa ishte duke darkuar. Ajo është goditur me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke pësuar dëmtime të rënda në fytyrë.
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%