Kompozitorja Diana Ziu e cilësoi të turpshëm përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion me këngën ‘Sekret’ të Ronela Hajatit.
Diana Ziu tha se ishte ndjerë e tronditur nga performanca e Shqipërisë me një këngë që sipas saj nuk ishte këngë, pasi nuk kishte as tekst as vijë melodike.
“Është një turp, Festivali i Këngës ishte i dështuar që në organizim e deri në çuarjen në Eurovizion. Ajo këngë nuk ishte për t’u çuar në Eurovizion.
S’ka melodi, tonalitet, nga fillimi në fund është një ulërimë që s’thotë asgjë.
Teksti është banalitet total. Është turp i madh kush e ka bërë këtë tekst, nuk ka asnjë kontratë të shkruar. Ky lloj diletantizmi na çon këtu”, tha kompozitorja në emisionin ‘Sot’ në Euronews.

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër