Lidhur me vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili refuzoi t’i japë kreut të LSDM-së mandatin për formimin e qeverisë së re, ka reaguar edhe këngëtarja nga Shkupi, Tuna.
“Unë jam gati për të lindur dhe Maqedonia ende nuk ka një qeveri”, ka shkruar Tuna në profilin e saj në “Facebook”.
Këngëtarja është shprehur e shqetësuar me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, pasi bashkëjeton atje së bashku me Patris Berishën.
Tuna është në prag të lindjes së fëmijës së saj të parë dhe duket se ka shfrytëzuar këtë fakt për të ironizuar aktualitetin politik në Maqedoni.

Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...