Këtë vit duket se skena e festivalit ‘Eurovizion’ do të pushtohet nga shqiptarët, kjo pasi në këtë festival kaq të rëndësishëm të muzikës evropiane, do të këtë tre shqiptarë të cilët do të përfaqësojnë tre shtet të ndryshme.
Bëhet fjalë për Eugent Bushpepën, Ermal Metën si përfaqësues i Italisë dhe Eleni Foureira si përfaqësuese e Qipros.
Në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’, Eleni foli për herë të parë pasi kënga e saj ‘Fuego’ u shpall fituese për të përfaqësuar Qipron në Eurovision.
Ajo ka pohuar se nuk ndjen rivalitet me shqiptarët dhe se ndihet mirë që do të jenë tre në këtë festival.
“Fakti që tre shqiptarë do të ngjiten në skenën e Eurosong më bën të ndihem shumë mirë, shpresoj të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Nuk ndjej konkurrencë ndaj tyre. I kam dëgjuar të dyja këngët dhe më pëlqejnë shumë. I uroj fat të dyve pasi janë këngëtarë shumë të mirë”, tha Furiera.
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...