Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duket se po lind një tjetër afërsi e veçantë mes banorëve.
Toney dhe Benita prej ditësh janë parë duke kaluar shumë kohë së bashku, ndërsa momentet e tyre po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.
Dyshja po shfaqet çdo ditë e më e afërt, duke ndezur debatet për një romancë të mundshme brenda shtëpisë. Edhe mbrëmjen e sotme, ata kanë qëndruar të përqafuar për disa minuta, duke mos e fshehur aspak komoditetin që ndjejnë në praninë e njëri-tjetrit.
Për më tepër, teksa po shijonin një bisedë të qetë në oborr, Toney dhe Benita janë parë me duar të kapura, një gjest që jo rrallëherë shënon afrimitet emocional mes dy personave.
Ky moment ka nxitur reagime të shumta në rrjete, ku fansat po spekulojnë nëse mes tyre po lind diçka më shumë sesa një miqësi e zakonshme.
Toney përndryshe ka qenë një prej banorëve më të përfolur të javës, pasi babai i tij u fut të hënën në shtëpinë më të famshme në vend, për t’i kumtuar lajmin që familja nuk e suporton lidhjen e tij me banoren Bia Khalifa dhe duhet të largohet nga ajo.
E kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...