Mbrëmja e së shtunës solli një tjetër eliminim surprizë në Big Brother VIP Albania 4, ku publiku vendosi që Tiri Gjoci të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtari nuk i mbijetoi televotimit të javës, duke u larguar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
Në këtë televotim, përveç Tirit, të nominuar ishin edhe Rizarta, Gerta, Aldo, Egli dhe Rozana.
Pas disa javësh të mbushura me dinamika, debate dhe momente të veçanta brenda shtëpisë, publiku duket se vendosi ta dërgojë jashtë lojës artistin e njohur.
Largimi i Tirit u prit me emocione të forta nga banorët, veçanërisht nga ata me të cilët kishte krijuar lidhje më të ngushta gjatë qëndrimit të tij.
Ai u përshëndet me të gjithë para se të dilte nga dera kryesore, duke falënderuar si shokët e tij në shtëpi, ashtu edhe publikun që e mbështeti deri në këtë pikë të garës.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...