Thumbat mes Taynes dhe Dafinës nuk kanë të ndalur

10:28 | 12 Gusht 2022
K.B

Situata mes Dafinës dhe Taynës vazhdon të jetë e acaruar dy reperet, dikur mikesha, duket se nuk kanë të ndalur me thumba.

Së fundmi, Dafina publikoi një video në TikTok ku shfaqet me mikeshën e saj e cila po ashtu quhet Dafina, ku shkruan: Pa mua, nuk ekziston ajo. Pa të, nuk ekzistoj unë”. Mes shumë komenteve dikush shkruan: “Tayna left the chat (largohet)”. Mirëpo, gjithë vëmendjen e ka marrë Dafina e cila shkruan “Më mirë”

Ndërkohë Tayna, nuk ka qëndruar në heshtje. Reperja ka postuar një foto me bikini dhe ka shkruar: Prej syzeve prada ku je nuk po të shoh”, fragment ky nga kënga e saj e fundit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale