Ditën e premte Rita Ora pranoi se ishte biseksuale dhe ishte pikërisht dita që lançoi këngën e titulluar “Girls” dedikuar komunitetit LGBTI.
Gjatë këngës dëgjohet fraza: “Unë dua vetëm të puth vajza”.
Një frazë e cila u komentua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare. Megjithatë, me sa duket Rita Ora e ka për një vajzë në veçanti këngën “Girls” .
Është tabloidi britanik “The Sun”, i cili shkruan se Cara Dalevine është vajza që ka bërë Rita Orën të mendojë edhe për seksin e njëjtë.
Rita Ora dhe modelja me famë botërore e kanë pranuar prej kohësh miqësinë mes tyre, megjithëse askush nuk ka mësuar detaje tjera rreth “miqësisë” së tyre.

Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?