Që kur Prince Harry dhe aktorja Meghan Markle njoftuan për martesën e tyre, kanë qarkulluar thashetheme mbi disajnerin që do të zgjedh ajo.
“Jerusalem Post” ka shkruar se ajo tashmë e ka zgjedhur atë dhe se ajo është Inbal Dror, nga Izraeli, transmeton portali arbresh.info

Gazeta raporton se ajo është kërkuar nga familja mbretërore që të dërgojë një skicë të një veshje të mundshme për dasmën e Markle.
Bazuar në Tel Aviv, disajnerja është bërë e njohur për veshjet e saj me silueta të shtrënguara dhe me krijime mjaft seksi.
Në Grammys 2016 ao veshi edhe këngëtaren e njohur Beyonce.

Megjithatë, nëpër raportime të ndryshme janë përmendur edhe emra tjerë disajnerësh.
Tani neve na mjafton vetëm të presim ditën e dasmës dhe ta kuptojmë “misterin”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...