Shën Valentini-Dita e të dashuruarve u festua edhe në Kosovë.
Kjo lloj feste është karakterizuar me dhurata e surpriza të shumta që çiftet kanë marrë nga njëri tjetri.
E këto dhurata mbase nuk do kishin kuptimin e duhur pa publikimin në rrjetet sociale, kjo sikur i bëri më të lumtur të gjitha ato fytyra publike që u surpizuan.
Mënyra e festimit nga njëri-tjetri dalloi si në dhurata ashtu edhe në surpriza tjera.
E lulet ishin ato që më së shumti u panë e u dhuruan.
Trëndafili i kuq simbolizoi dashurinë që sot mbretëroi në zemrat e njerëzve.
Tre trëndafila të tillë mori aktorja e njohur Teuta Krasniqi nga bashkëshorti i saj Adonisi.
Numri tre ishte për Teutën, Adonisin dhe Kaian e vogël.
Kjo dhuratë e këndshme padyshim e gëzoi edhe Teutën e cila ndau me publikun në Instagram.
Aktorja gjatë ditës së sotme realizoj edhe fotografi me fustan të kuq në të cilin dukej mahnitëse. Me këto imazhe ajo u uroi të gjithëve Shën Valentinin.
Kurti ngjitet në tribunat sallës në Pejë për të takuar qytet...
Haradinaj thotë se anëtarësimi në NATO siguron Kosovën
Uzuni bojkoton sërish stërvitjen, ani pse u paraqit në ambie...
Dita e dytë e kampit stërvitor me plot intensitet nën udhëhe...
Hamza nesër do të mbajë tubim me qytetarët e Hanit të Elezit
Sara dhe Xheneta ngacmojnë Gresën: Të vjen një fuqi kur je m...