Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka nisur ndryshe nga herët e tjera, duke sjellë një moment të veçantë dhe emocional për publikun.
Duke qenë se jemi në vigjilje të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, produksioni ka vendosur ta hapë spektaklin me një performancë të fuqishme dhe simbolike.
Leonora Jakupi, një nga këngëtaret më të dashura nga Drenica, ka interpretuar live njërin nga hitet më të njohura të luftës, “A vritet pafajësia”, këngë e cila lidhet ngushtë me sakrificën dhe vuajtjet e popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë.
Performanca e Leonorës është shoqëruar nga një koreografi me motive kombëtare, e realizuar nga balerinët e Top Channel, të cilët me lëvizjet e tyre artistike e bënë edhe më të fuqishëm këtë moment emocional.
Ky fillim ndryshe i spektaklit është pritur me emocione nga publiku, duke e kthyer këtë natë në një homazh artistik për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...