Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi i befasoi të gjithë kur u publikua lajmi se është bërë nënë e një djali.
Për më shumë, pak ishte ditur edhe për historinë e saj të dashurisë me Albert Limanin, shkruan arbresh.info
E pikërisht sot djali i saj Mali feston ditëlindjen e parë, me ç’rast Shkurta e ka uruar tejet veçantë.
“Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë! Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty. Të duam shumë”, ka shkruar këngëtarja. /arbresh.info/
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit...
Vdes vëllai i Jakup Krasniqit, Azem Krasniqi
Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi në Podujevë, interesant...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, lëndohet një person
Vjedhje e rëndë në Prizren
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, dyshohet se u rrahën m...