Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago, periudhën e karantinës e ka kaluar në të shumtën e rasteve në studio duke punuar për këngë të reja.
Kjo ngase përgjatë këtyre pak muajve solli disa projekte e bashkëpunime, të cilat u mirëpritën edhe nga publiku.
Ndonëse ka pak kohë që nga lansimi i projektit të ri, ai paralajmëroi se është në përgatitje të një bashkëpunimi.

I njëjti bën të ditur se po vjen në duet me një artiste të njohur, emrin e së cilës nuk e ka bërë akoma publike.
Këtë e njoftoi në bazë të një reagimi të bërë në InstaStory, teksa i ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë me anë të opsionit pyetje-përgjigje.
“Kthehu”, që u lansua në fillim të muajit”, u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë ka arritur të grumbullojë afro një milion klikime në YouTube.
Krahas muzikës, Skerdi ka shijuar një kohë të mirë edhe me familjen pasi këtë vit u bë baba për herë të parë nga romanca me prezantuesen Vesa Rama. /Telegrafi
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim