Banorët e Big Brother VIP Albania 4 po lexojnë mesazhet që kanë ardhur përmes ‘Big Love’.
E një mesazh për Rozana Radin ka trazuar paksa ujërat duke menduar se erdhi nga Olta Gixhari.
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren. Olta”, thuhet në mesazh.
Këngëtarja shqiptare i bëri një falënderim duke menduar se ishte në të vërtetë nga mikesha e saj.
Olta me këtë rast reagoi përmes një video të shpërndarë në InstaStory, ku hodhi poshtë një gjë të tillë.
“Të dashur miq sapo më informuan që në Big Brother, në Big Love ku çohen mesazhe, kanë çuar mesazhe në vendin tim, ku unë i kam thënë Rozanës ‘të uroj fitoren siç të kam thënë. Olta. Nuk është e vërtetë”, u shpreh ajo.
“Ju lutem mos çoni mesazhe në emër tim, kur unë do të çoj mesazhe do e merrni vesh nga rrjeti im social, që këtë mesazh e çova unë. Asnjë gjë tjetër mos e besoni, unë nuk e di kush e ka dërguar atë mesazh në emër tim po sigurisht që nuk jam unë”.
“Edhe mos më shkruani më për këtë, ju lutem. Nuk jam unë, si mund të jem unë, nuk u çmenda”, përfundon Olta Gixhari. /Telegrafi/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...