Shuplaka e Will Smith kundër Chris Rock në ceremonin e Oscar të këtij viti ka zënë vend edhe në Murin e Berlinit.
Sot, mbetjet e Murit të Berlinit janë stolisur me vepra të shumë artistëve botërorë të artit të rrugës, duke përfshirë domenikanin Jesus Cruz Artiles, i cili në vizatimin e tij të fundit mbuloi incidentin në Oscars të fundit, gjatë të cilit aktori Will Smith goditi kolegun e tij Chris Rock, shkruan AA, transmeton portal arbresh.info
Gjatë fjalimit të tij, drejtuesi i Oscars të këtij viti, Rock, bëri shaka në mënyrë të papërshtatshme me gruan e Smith, Jade Pinkett Smith për shkak të flokëve të saj. Ai më pas e krahasoi atë me G.I. Jane, një personazh i njohur filmi i luajtur nga Demi Moore.
Smith nuk duroi shumë dhe u ngjit në skenë dhe i dha një shuplakë kolegut të tij.
Ndërkohë, aktori i Hollivudit Ëill Smith i kërkoi falje Chris Rock-ut për goditjen me shuplakë dhe tha se sjellja e tij në ceremoninë e 94-të të çmimeve ishte “e papranueshme dhe e pafalshme”./arbresh.info/

Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...