Vazhdimi i filmit Top Gun është shtyer dhe do të shfaqet së paku një vit më vonë sesa ishte planifikuar, shkruan Press Association, transmeton portali arbresh.info.
Top Gun: Maverick tani do të realizohet më 26 qershor 2020, tha Paramount Pictures të mërkurën.
Filmi, në të cilin Tom Cruise luan prap rolin e tij si Pete “Maverick” Mitchell nga origjinali i vitit 1986, ishte planifikuar të shfaqet nëpër kinema verën e ardhshme.

Kur foli në qershor, ylli i Mission Impossible, Cruise kishte premtuar vazhdimi I Top Gun do të përmbante sekuenca të fluturimit të cila vetëm nëse I shihni mund t’I besoni.
Ai tha “ Arsyeja pse po e bëjë këtë është se gjithë këto vite njerzit kanë thënë ‘do të donim një tjetër’ dhe ne më në fund gjetëm një skript dhe ton që mendova se ia vlente për këto audience.
“Kështu që ne do të punojmë shumë dhe t’a bëjmë sa më mire të mundemi.
“Kemi gjiruar për tre ditë tashmë dhe do të jetë një process i gjatë.
“Është një film teknigjisht i komplikuar për t’u bërë dhe sekuencat në ajër janë të pabesueshme. Do të jetë sfiduese”, përfundoi Cruise./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...