Kylie Jenner është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj, Travis Scott.
Bukuroshja 20 vjeçare po kalon ditët e fundit të shtatzënisë, pasi që sipas burimeve ajo do të lind në muajin shkurt, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Por, Jenner ka vendosur që ditët e fundit t’i kaloj tek nëna e saj, Kris Jenner, këtë e ka treguar një burim brenda familjes.

“Kylie fle shumë në shtëpinë e nënës së saj, Kris jeton një 15 minuta në këmbë nga shtëpia e Kylie, e cila ndodhet në të njëjtin fshat të Hidden Hills, në veriperëndim nga qendra e Los Anxhelosit”, ka thënë burimi.

Siç duket Scott është i zënë me karrierën e tij muzikore, duke qenë pjesëmarrës në koncertet të ndryshme muzikore jashtë vendit.
Po ashtu i njëjti burim zbuloi, se Kylie dhe Kris janë duke u takuar ende por që ende nuk flitet për ndonjë fejesë apo martesë në mes tyre./Arbresh.info

Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...
Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë op...
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...