Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Shiko kush luan” ishte i ftuar edhe këngëtari Butrint Imeri.
Ai u bë pjesë e disa lojërave dhe tek njëra prej tyre duket se u shpreh pak gabim.
Teksa ishte përballë Ylli Limanit, këngëtarit ju kërkua të zgjidhte emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendon se do të ishte çift perfekt.
Butrinti u mendua pak dhe për ta nxjerrë nga situata, Ylli i propozoi emrin e këngëtares Soni Malaj.
Butrintit nuk i ka pëlqyer si ide dhe u shpreh se Soni është ‘e keqe’.
Duket se përshtypja që Butrinti ka për Soni Malajn nuk është kaluar pa i rënë në vesh këngëtares, e cila ka reaguar me anë të një postimi në Instastory.
“Jo kushdo që ka emrin “Butrint” ka kulturën dhe artin e qytetit antik. “Butrintërit” e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”, shkruan Soni.’

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës