Shpërthen bomba tjetër: Andi e Melisa kanë filluar bashkëjetesën

13:38 | 3 Shkurt 2021

Pasi u zbulua publikisht se Tea dhe Andi nuk janë çift i vërtetë, dyshimet u kthyen sërish në çiftin e mundshëm Andi-Melisa, të cilin e zbuloi tërthorazi Fationi.

Shumë foto qarkullojnë në rrjet ku ngrenë hipoteza se vërtetë Andi dhe Melisa janë të lidhur, por kjo e fundit e hodhi poshtë ditën e djeshme në emision.

Ndërkohë pas kësaj deklarate të Melisës, reagoi menjëherë Fationi, i cili ishte i pari që ngriti akuza se ajo kishte krijuar një lidhje të fshehtë.

“Ndërrova mendim për Oskar si aktoren më të mirë të vitit… pff rëshkiti hahahaha. Kam 1 palë atlete Armani kush i do?! Janë të shtrenjta. Hahahaha o zot lottt o njerëz hë mo e keni seriozisht se u meka. Hmmm tani që e mendoj mos dhe unë e luajta bukur ikjen nga skena?! Iii sa gjynah nuk qava dot as u drodha duhet ta bëja që të ma besonin… a ç’më iku situata të më vij dhe 1 shans i dytë. Rastësisht kjo shoqja ime ka WC njësoj ups ça rastësise. Hahaha u lotova bravo! Vjen së shpejti”, shkroi Fationi në një postim, shkruan Insajderi

Mirëpo më pas ai u pendua dhe e fshiu deklaratën e fortë, duke u shprehur se nuk dëshiron të marrë vëmendje të pamerituar përderisa nuk është më pjesë e programit.

Nga ana tjetër Shqipja i ka hedhur benzinë zjarrit dhe është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se Andi dhe Melisa bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. E ftuar në “Top Albania Radio”, Shqipja pohoi se dyshja kanë nisur bashkëjetesën. Ajo është shprehur se Melisa zgjodhi Fationin në emision thjesht për “shoë”, sepse në realitet kishte ndjenja për Andin.

“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për “show”…”, është shprehur Shqipja gjatë intervistës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara