Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas incidentit në aeroportin e Splitit, ku një aeroplan i kompanisë kroate doli nga pista dhe goditi një tabelë.
Ai tha se publikimi i pamjeve në llogarinë e tij nuk është i rastësishëm, por sipas Pacollit “ka karakter konstruktiv dhe paralajmërues, sidomos në kohën kur po ndërtohen pista të reja, përfshirë atë të aeroportit të Vlorës”.
Ish-presidenti theksoi se siguria në aviacion varet nga respektimi strikt i standardeve ndërkombëtare gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së pistave të aterrimit dhe ngritjes.
Sipas Pacollit, çdo neglizhencë apo devijim nga këto standarde mund të sjellë pasoja fatale dhe të rrezikojë jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
“Një nga elementet më kyçe është respektimi strikt i standardeve ndërkombëtare gjat ndërtimin dhe mirëmbajtjes se pistave të aterrimit dhe ngritjes. Çdo neglizhencë apo devijim nga këto standarde mund të sjellë pasoja fatale dhe të rrezikojë drejtpërdrejt jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Pra novoitet ZERO tolerance!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe godet një tabelë, brenda ishin 130 pasagjerë
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...
Vidhen vazot e luleve të vendosura në rrugë nga komuna në Mi...