Kengetari Shpat Kasapi ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘E diell’ ku ka treguar detaje rreth karrierës së tij, projekteve më të mira apo dhe më të këqija që ka sjellë ndër vite.
I pyetur nëse do t’i futet në një të ardhme politikës, ai pohoi se shume shpejt do të bëhet deputet nëse dhe populli do ta mbështesë.
Gjatë intervistës ai tregoi se një nga klipet më të ‘këqija’ ka qenë ajo me titull ‘Largohu Ti’ dhe këngët e Vitit të Ri. Po ashtu ai shtoi se videoklipi më i mirë është ai i quajtur ‘Kush të ndau prej meje’.
Kasapi performoi gjithashtu në studion e ‘E diell’ disa nga projektet e tij muzikore, ku si çdo herë tjetër u duartrokit nga i gjithë publiku në studio.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar