Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ditë më parë bëri të ditur se është fejuar.
Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me bukuroshen Selvije Jao, me të cilën është në lidhje prej shumë kohësh, shkruan portali arbresh.info
E bukuroshja së fundi ka ndarë me fansat disa imazhe ku shfaqet tejet e lumtur krah partnerit të saj.
Selvija ishte veshur me një kostum blu, teksa dukej në formë shumë të mirë, pranë këngëtarit.

Theksojmë që Kasapi këto ditë ka qenë shumë i përfolur në faqet rozë pasi u aludua se është kapur me drogë, por që më pas demantoi lajmin e arrestimit.
Për këtë veprim, ai u shkarkua nga detyra e këshilltarit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili e kishte emëruar vetëm një javë më parë. / arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar