Ish banorja e shtëpisë së madhe të Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu me mundësinë e dhënë nga “Vëllai i Madh”, ka vendosur që të ftojë Anën, Artanin, Lugatin dhe Stresin në dhomën e sekreteve.
“Unë në eliminim nuk do të dërgoj ty, je vajzë e mirë shoqëria jonë do të vazhdojë edhe jashtë. Ti asnjë fjalë të keqe nuk e ke thënë për mua kjo më bëri të vendos që të mos dërgojë ne eliminim”, i tha Shota, Anës.
Ndërkaq, i përzgjedhuri i Shotës për ta nominuar ishte Artani.
“Mos ma merr për ters por ja ku e ke zarfin po të dërgoj në nominim besoj që je lojtar i fortë dhe do të kalosh këtë sfidë”, i ka thënë Shota, Artanit.
Sigurisht, për vizitë ka zgjedhur edhe të preferuarin e saj, Lugatin.
“Mos i lë hienat me të ardhur mbrapa, luftoj, ti e din që të kam shok edhe i jep harmoni shtëpisë. Ty po ta dhuroj zarfin e kaltërt duke të japur fuqi të mos dalësh në nominim si një detyrë që mu dha nga ‘Vëllai i Madh’”, i ka thënë Shota, Lugatit.
Ajo po ashtu ka takuar edhe Stresin, por çfarë diskutuan dyshja për 60 sekonda? Mësojeni në linkun e mëposhtëm.
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...