Kur Meghan Markle do të ulet me pjesën tjetër të familjes mbretërore për darkën e tyre tradicionale të Krishtlindjeve, për të mund të ngjajë si një tjetër realitet.
Ky është mendimi i Paul Burrel, shërbëtorit privat të Princeshë Dianës, i cili bazohen në përvojen e tij, thotë se Dukesha e Sussex do të duhet të përshtatet me familjen e saj të re, sidomos pas skandaleve të saj familjare dhe pas deklaratave të bëra nga babai i saj, transmeton portali arbresh.info
Burrell 60-vjeçar paralajmëron Prince Harryn dhe gruan e tij, Meghan Markle që të qëndrojnë afër “gjyshes” në festat e fund vitit.
Burrell, i cili shërbeu si rojtar i Mbretëreshës dhe si shërbëtor i Dianës, ndjen keqardhje për “zjarrin” që i është vënë Meghanit, e cila sipas tij e ka përballuar me shumë stil.
Burrell shpjegon se periudha festive është përdorur gjithmonë nga anëtarët mbretërorë për të favorizuar monarkun dhe Meghan duhet të shfrytëzojë mundësinë për të folur me Madhërinë e saj për atë që ka në mendje, sidomos pas muajve ku ajo është cilësuar si e vështira në raport me kunatën e saj Kate Middelton.
Ai ka theksuar se Meghan do të bënte mirë që edhe për stilin e saj të fliste me Mbretëreshën, pasi sipas tij, “ajo është përsoni më i thjeshtë mbi tokë”.
Burrell hoqi dorë nga puna në familjen mbretërore pas vdekjes së Princeshë Dianës, në vitin 1997./arbresh.info/
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë