Ylli i famshëm botëror, Shakira vazhdon i dërgon mesazhe ish-partnerit të saj, Gerard Piqué në këngët e saj. Së fundmi kanë dalë disa fragmente të këngës së re të Shakirës dhe teksti i saj hedh spekulime se po i drejtohet edhe Clara Chias.
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, ka bashkëpunuar me producentin Bizarrap në një këngë krejt të re, Shakira Bzrp Music Sessions 53, e cila u publikua në spanjisht të mërkurën.
“Ajo ka emrin e një personi të mirë. QARTË-Kujdes, nuk është ashtu siç tingëllon. Ajo është njësoj si ty.” (Në spanjisht, ekziston një lojë me emrin ‘Clara’ duke qenë gjithashtu fjala për ‘Clear’-qartë)”.
Këngëtarja i referohet 23-vjeçares që ish-partneri i saj përflitet se kishte filluar të takohej vitin e kaluar para se të ndaheshin, duke thënë: “Ti shkëmbeve një Ferrari me një Twingo. Ke shkëmbyer një Rolex me një Casio.”
Një pjesë tjetër e këngës thotë: “Nga dashuria në urrejtje ka vetëm një hap”
“Unë jam shumë e madhe për ty, prandaj je me dikë ashtu si ti. Nuk do të kthehem te ti, edhe nëse qan ose lutesh”
Kujtojmë se ndarja e çiftit bëri shumë bujë në media.
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...