Prokurorët spanjollë akuzuan të hënën këngëtaren kolumbiane Shakira, se ajo nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa në vendin ku luan futbollisti i saj spanjoll.
Akuzat janë depozituar në rajonin e Katalonjës, ku këngëtarja është gjithmonë e pranishme dhe e rregullt në ndeshjet e ekipit të partnerit të saj, Gerard Pique, të Barcelonës. Ajo u akuzua për mos pagesën e tatimit mbi të ardhurat e fituara nga viti 2012-2014, kur prokurorët thonë se ajo ka jetuar atje, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info
Përfaqësuesit e Shakiras thanë në një deklaratë se këngëtarja nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015 dhe i ka përmbushur të gjitha detyrimet tatimore ndaj autoriteteve spanjolle.
Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...