Aktorja e njohur Scarlet Johansson ka marrë pjesë në premierën e filmit “Ghost in the Shell” dhe është dukur e mrekullueshme.
Scarlet Johnansson, mund të jetë shumë pranë një divorci publik, por ajo i është rikthyer biznesit, duke e promovuar filmin e saj të fundit , shkruan TheIndependent.
Aktorja 32 vjeçare ka anoncuar ndarjen e saj me gazetarin francez, Romain Dauriac, në janar të këtij viti, pas dy vitesh martesë. Edhe pse po kalon një periudhë mjaft të vështirë, ajo është parë e buzëqeshur në tapetin e kuq, mbrëmjen e së mërkurës, transmeton KosovaPress.
Scarlet kishte zgjedhur një fustan shumëngjyrësh, flokët e shkurtër i kishte krehur pas, duke mundësuar kështu që më shumë të theksohet hija e syve dhe ngjyra rozë e zbehtë e buzëve. Fustanin e kishte kombinuar me një çantë ngjyrë ari.
Filmi “Ghost in the Shell” është prodhim i vitit 2017, bëhet fjalë për një majoren (Scarlet Johansson), e cila është një ushtare e përkushtuar me aftësi të mëdha, që tenton të ndalojë kriminelët më të rrezikshëm në botë. Kur terrorizmi arrin në një tjetër nivel, që përfshinë aftësinë për të hakuar dhe kontrolluar mendjet e të tjerëve, majorja është e kualifikuar për t’i parandaluar ato, derisa ajo përgatitet për të ballafaquar armikun, ajo e kupton se ajo ka qenë e mashtruar dhe jeta e saj nuk është e sigurt.





Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...