Cagatay Ulusoy ose siç njihet ndryshe Sarpi, është një nga aktorët më të talentuar e të dashur turk.
Karriera e tij është në rritje dhe së fundmi, ai është bërë pjesë e një seriali turk i cili do të transmetohet në NetFlix. “Para se të firmosja kontraktën, nuk i kisha treguar askujt. Madje, as të dashurës time.
Kështu jam unë, nuk më pëlqen të flas shumë dhe e kam vështirë të shprehem. Preferoj të ndjek instiktet e mia dhe të dëgjoj zërin e brendshëm. Kur ke talent dhe punon shumë, ëndrrat bëhen realitet” – u shpreh aktori.
I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë të tërhiqej nga ky rol, Ulusoy tregoi se, përkundrazi, i pëlqen të ndërmarrë risqe, dhe ky rol ishte një përgjegjësi edhe më e madhe se rolet e mëparshme.

Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...