Të dielën në ceremoninë e “Grammy Awards”, çmimin për albumin më të mirë e fitoi këngëtarja Adele.
Ajo poashtu fitoi shumicën e çmimeve kryesore të këtij evenimenti, transmeton Arbresh.info.
Kur Adele u ftua ta marrë çmimin për albumin më të mirë, u shpreh shumë e emocionuar por tha se këtë çmim nuk mundet ta pranojë, pasi mendon se çmimin e meriton këngëtarja e njohur Beyonce.
Por, ai i cili së fundmi është prononcuar për këtë qështje, ëshë gitaristi i famshëm, Carlos Santana, i cili tha se Adele e fitoi këtë çmim pasi ajo di dhe mund të këndojë për dallim nga Beyonce, e cila duket mirë, është e bukur, performon, por nuk di të këndojë!
“Me gjithë respektin për motrën tonë, Beyonce, ajo duket mirë në skenë, mbledh me vete valltarë të shumtë dhe tërheqë vëmendje si në rastin e sotëm ku u shfaq shtatzëne me barkun jashtë, për këtë njerëzit e duan, ndërsa Adele nuk ka nevojë as për zhveshje, as për valltarë as për shumë luks në skenë, ajo merr mikrofonin dhe këndon, pasi ajo me të vërtetë mund ta bëjë këtë gjë” ka thënë Carlos Santana.
Ndryshe Santana është një ndër gitaristët që ka marrë më së shumti çmime me vite të tëra./Arbresh.info
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...