Sanremo do të përmbyllet sonte me natën finale ndërsa do të zgjidhet edhe fituesi i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion Song Contest 2025.
Sakaq, nata e katërt, ajo dueteve ishte një feste e vërtetë e muzikës italiane dhe jo vetëm në teatrin “Ariston”.
29 artistët konkurues në këtë mbrëmje sollën të interpretuara këngët më të bukura ndër vite, hitet e padiskutueshme të ikonave të muzikës italiane dhe asaj ndërkombëtare.
Në këtë mbrëmje të shumëpritur nga publiku, Carlo Conti kishte zgjedhur të shoqërohej në skenë nga dy bashkëprezantues, Mahmood, fitues i dy edicioneve të Sanremos, si edhe komediania Geppi Cucciari, të cilët i dhuruan ngjyra edhe më të bukura mbrëmjes.
Nata e katërt nisi me një surprizë, Ikona e kinematografisë Roberto Benigni ngjitet në skenën e Sanremos duke rrëmbyer ovacionet dhe duartokitjet e publikut.
I ftuar në këtë mbrëmje ishte gjithashtu edhe aktori dhe prezantuesi Paolo Kesisoglu i cili së bashku me vajzën e tij interpretoi një këngë me një mesazh të fuqishëm për adoleshentët.
Gjithashtu në fund të mbrëmjes u dha edhe çmimi i duetit më të mirë që shkoi për artistët Giorgia dhe Annalisa që interpretuan këngën Skyfull të Adele.
Festivali do të transmetohet drejpërsëdrejti në Radio Tirana 1 dhe RTSH 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit./rtsh.al/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...