Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të lejohen të jetojnë së bashku në Arabinë Saudite, pavarësisht nga ligjet e vendit që i ndalojnë çiftet e pamartuara ta bëjnë këtë.
Ronaldo nuk ka qenë kurrë i martuar, gjë që dukej se do të përbënte problem për të dhe Rodriguez me ligjet saudite që ndalojnë rreptësisht ‘bashkëjetesën pa kontratë martese’.
Megjithatë, avokatët sauditë i kanë thënë agjencisë spanjolle ndërkombëtare të lajmeve EFE se autoritetet do të ‘bëjnë një sy qorr’ ndaj çiftit superyjor që të jetojnë së bashku.
Një avokat anonim i tha EFE: “Megjithëse ligjet e mbretërisë ende ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndjekin më penalisht askënd”.
“Megjithëse këto ligje përdoren kur ka një problem ose një krim”, raporton Talksport.
Një avokat tjetër shtoi: “Në ditët e sotme autoritetet saudite nuk ndërhyjnë më në këtë çështje – për emigrantët – edhe pse ligji e ndalon bashkëjetesën pa martesë”.
Rodriguez, e cila është nëna e dy fëmijëve të Ronaldos, do të ketë ende nevojë për vizë për të jetuar.
Modelja argjentinase ka qenë përkrah Ronaldos për pjesën më të madhe të karrierës së tij të fundit, dhe së fundmi u bë kryefjalë në Kupën e Botës.
Rodriguez sulmoi menaxherin e Portugalisë, Fernando Santos për largimin e partnerit të saj pas një fushate zhgënjyese në fazën e grupeve në Katar, dhe postoi një numër mesazhesh në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo u tha 44 milionë ndjekësve të saj se Santos mori ‘vendimin e gabuar’ duke ulur kapitenin në stol dhe e përshkroi atë si ‘lojtarin më të mirë në botë’.
Ziv: 7 tetori, një nga ditët më të rënda për Izraelin, që ng...
Drejtoresha britanike për Evropë e mirëpret vendimin e Qever...
A është kolagjeni vërtetë burimi i rinisë së përherëshme
“Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës” – ...
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas ...
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrel...