Çifti, i krijuar në Big Brother VIP Albania 3, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po shijojnë lidhjen pas këtij reality shou.
Dyshja momentalisht ndodhen në pushime dhe si destinacion të kësaj arratisjeje kanë zgjedhur Spanjën.
Ata me këtë rast kanë publikuar disa fotografi, përmes të cilave tregojnë se po kalojnë një kohë të bukur.
Modelja e njohur duket më e lumtur se kurrë në krahët e prezantuesit nga Vlora.
Të shumta qenë edhe komentet që morën krahas postimit nga miqtë e fansat e tyre.
Romanca e tyre u aludua tejet shumë në BBVA, duke thënë se u bë vetëm për lojë. /Telegrafi/
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...