Kush e ka humbur ceremoninë hapëse të botërorit, me siguri ka kontrolluar online për të gjitha lajmet e mundshme dhe ai i gjestit të Robie Williams ka qenë më i përfoluri !
Ndonëse kënga zyrtare e botërorit 2018 është kënduar nga Era Istrefi Will Smith e Nicky Jam, live ka qene Robie Williams ai qe ka performuar. Ceremonia hapëse ka qenë e magjishme me shumë efekte të veçanta të cilat kanë lënë pa fjalë të pranishmit por edhe ata që po e ndiqnin nga TV, por gjest që ai ka bërë në një ndër kamerat që po e xhironte i ka habitur të gjithë. Ai teksa kërcente ka nxjerrë gishtin e mesit e më pas është larguar. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe komentues të shumtë e kanë konsideruar si të pahijshëm veprimin e këngëtarit.

Siç shkruhet edhe në mediat e huaja tashmë Robbie Williams mund të rrezikojë edhe burgun në qoftë se veprimi konsiderohet i qëllimshëm. Ai mund të dënohet për sjellje të pahijshme ne publik dhe mund të marrë edhe gjobë . Thuhet se ai e tregoi gishtin e mesit kamerës, për t’ju përgjigjur kritikave që ka marrë për faktin se ka pranuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, me ftesë të Vladimir Putinit.
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...
Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë op...
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...