Ylli me famë botërore, Rita Ora është e njohur për paraqitjet e saj me plot stil.
Kështu erdhi edhe mbrëmë në eventin “Grammy 2021”, ku tregoi figurën e saj të përsosur me veshje elegante, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
30-vjeçarja me mbërritjen e saj në vendin e ngjarjes përshëndeti paparazzet dhe fansat e saj që takoi. Këngëtarja, tregoi nga gjoksi me dekoltenë e hapur dhe këmbën e majtë në të çarën e fustanit.

Rita aksesoi dukjen me një bizhuteri prej ari, duke përfshirë rrathë të shumtë në duar dhe vathët e saj e cila i kishte dekoruar me shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit të saj RO. Ajo kishte vendosur edhe makijazh të lehtë teksa theksoi bukurinë e saj të pazëvendësueshme.
Ndryshe, Rita është në Sidnei për rolin e saj si juriste në The Voice Australia, së bashku me Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian. /arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...