Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë shumë e përfolur në tabloidet ndërkombëtare.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë një mesazh lidhur me virusin, duke u solidarizuar me të prekurit në Itali, shkruan portali arbresh.info

“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, ka shkruar krahas imazhit Ora.
Rita përndryshe ka finalizuar xhirimet e klipit të ri “How To Be Lonely” dhe pritet që ky projekt të publikohet të premten e 13 marsit. /arbresh.info/
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...