Këngëtares së njohur Rita Ora duket se nuk i ka ecur gjithçka si duhet së fundmi.
Lëndimi nuk ka kaluar fare lehtë, madje Ora është detyruar që t’i nënshtrohet një operimi për të përmirësuar gjendjen e këmbës së saj.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq të djathtën e saj të fashuar, transmeton telegrafi.
“Pata një operim sot”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke mos dashur të japë shumë detaje më tej.
Ndryshe, kënga e saj e fundit “Your Song” ka arritur ta rikthejë atë në formën më të mirë të mundshme në tregun muzikor, duke e ngjitur sërish në majat e top listave.

Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...