Ata debutuan në tapetin e kuq në fillim të këtij muaji, pasi u raportua se ata “fshehurazi” filluan të takoheshin me njëri-tjetrin në mars.
Dhe romanca e Rita Orës dhe të dashurit saj Taika Waititi duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë, pasi ata shijuan një natë takimi në pikën e nxehtë “Delilah” në Hollywoodin Perëndimor të premten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita, 30 vjeçe, tregoi figurën e saj treupore, ndërsa kishte veshur një palë këpucë LBD të skajshme në stilin e çizmeve me lëkurë gjarpri, ndërsa ajo mbështolli krahët rreth Taikas.
Rita dukej sensacionale në ansamblin zbulues, të cilin e kombinoi me një shtresë prej gjerdanësh ari, byzylykë, unaza në gishta dhe një maskë kadifeje ngjyrë blu.

Trajnerja e “The Voice Australia” i kishte stiluar flokët e saj të artë në një model të lirshëm, dhe makijazhi i saj ishte jashtëzakonisht magjepsës, i përbërë nga vetulla të guximshme dhe një hije e lehtë te sytë.
Ndërkohë, regjisori i “Thor”, Taika u koordinua me të dashurën e tij teksa kishte veshur një ansambël të zi, të përbërë nga një bluzë, një xhaketë e mbyllur, pantallona, këpucë të markës “Dr Marten” dhe një maskë për fytyrën.
Çifti së fundmi festuan ditëlindjen e 46-të të Taikës në shtëpinë e Ritës në Los Angeles.
Duke ngarkuar një seri fotografish në Instagram të mërkurën, Rita prezantoi të ftuarit VIP në ditëlindjen e të dashurit të saj, e cila përfshinte emrat si: Rami Malek, Joshua Jackson, Ashley Benson, Kristen Stewart dhe Paris Jackson.
Rita nuk është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që nga festa e saj famëkeqe e ditëlindjes së 30-të, ku u zu nga Policia Metropolitane duke i thyer rregullat e izolimit.
Sidoqoftë, duket se një lëvizje e përhershme në Kaliforni nuk është synimi i Ritës, pasi burime pranë yllit i thanë DailyMail se Rita ka ndër mend ta mbajë vendbanimin e saj të përhershëm Londrën ndërsa është në Shtetet e Bashkuara për albumin e saj të ri.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici