Rita Ora ylli kosovar mori pjesë në ahengun e organizuar nga pija alkoolike “Tequila”, e cila mori gjithë vëmendjen me veshjen e saj të quditshme.
Ajo është e njohur për stilin e saj interesant sa i përket modës, por kësaj radhe ka vendosur të vishet shumë thjeshtë, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info.

Megjithatë, Rita Ora kësaj radhe ka bërë një paraqitje jo edhe aq karakteristike dhe me stil derisa ishte e pranishme në një aheng të Prospero Tequila në Ritz-Carlton Grande në Florida.

Këngëtarja 28 vjeçare është parë e buzëqeshur me të ardhur në këtë aheng, dhe po mbante në dorë shishen e tekillas për ta promovuar atë.
Ishte një veshje e rehatshme, ku Rita kishte një bluzë që theksonte pa barkun e saj derisa poshtë kishte të veshur këmishë të tejdukshme dhe një fustan farmerke ngjyrë hiri të brendit të njohur “Denim”.


Ishte kjo një veshje tipike si vajzat fshatare te Teksasit e që bukuroshes kosovare i rrinte pë mrekulli. /arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...