Grupi West Side Family ishte një nga grupet më të famshme në Shqipëri. Landi, Miri dhe Dr. Flori sollën për publikun shqiptar këngë të paharrueshme.
Por shumë vite pas shpërbërjes së grupit dhe vdekjes së këngëtarit Dr. Flori, anëtarët e tjerë të West Side Family, Landi dhe Miri kanë vendosur të ribashkohen në një projekt të ri.
Dy këngëtarët po punojnë për nxjerrjen e një kënge të re teksa kanë zbardhur edhe disa detaje.
Të ftuar në emisioin ‘Mos i fol shoferit’ në taksinë Rudina Dembacaj, ata treguan se po punojnë prej 6-7 muajsh për realizimin e këngës , që do vijë së bashku me një videoklip, raporton Ora News.
Ky projekt ka qenë pikërisht edhe arsyeja e kthimit të Armir Shahinit në Shqipëri, i cili jeton në Gjermani së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën 5-vjeçe.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...