Pas gjithë zhurmës, debateve dhe akuzave, Tea, Bearti dhe Olsa kanë vendosur të lënë çdo gjë pas krahëve dhe këtë të dielë çifti i famshëm do të rikthehen në “Përputhen”.
Këtë e ka njoftuar vetë Olsa me anë të një fotoje në instagram shkëputur nga puntata e së dielës ku shohim çiftin në studio.

Ajo nuk ka ndarë detaje të tjera, por fakti që ata do të jenë sërish në “Top Channel”, pas gjithë akuzave kundrejt njëri tjetrit i ka habitur të gjithë, madje edhe ish opinionistët e këtij spektakli.
Meridian Ramcaj ka thumbuar hapur Tean në instastory teksa shkruan: “Pështy, lëpij, lëpij pështy, të dielë të mbarë”
Më pas ai ka ndarë një nga videot e Teas ku i drejtohej gjithë akuza Olsës që ishte në dijeni të gjithçkaje, por pavarësisht kësaj e ka detyruar të qëndrojë edhe pse Tea nuk ka dashur.
Në një moment gjatë videos Tea i drejtohet Olsës duke i thënë se më duket e ka kujtesën e shkurtër dhe krahas kësaj videoje Meridiani shkruan: “Po ti Tea si e ke kujtesën”
Kujtojmë se Meridiani ishte i pari që ka hedhur dyshime rreth vërtetësisë së lidhjes mes Andit dhe Teas, por në atë kohë askush nuk e besoi.
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid