Richard Gere, 70 vjeç baba për herë të tretë

09:12 | 22 Prill 2020

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva, janë bërë prindër të një djali.

Media spanjolle “Hola”, ka publikuar lajmin e para, duke konfirmuar kështu ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të aktorit, transmeton portal arbresh.info

Foshnja është fëmija i dytë i çiftit,  pasi në vitin 2018 ata u bënë prindër të një djali tjetër që duhet Aleksander.

Të dy Richard, 70 vjeç dhe aktivisti Spanjoll Alejandra, 37 vjeç, kanë fëmijë nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme.

Richard i cili ka dërguar lule për gruan e tij, shtoi: “Jam njeriu më i lumtur në botë. Si të mos jem? Jam martuar me një grua të bukur që është e zgjuar, sensitive, e ndjeshme, e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e durushme dhe që të di të fal, poashtu me një kuzhiniere të shkëlqyeshme, që bën sallatat më të mira në botë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara