Këngëtarja Melida Ademi dje publikoi këngën e saj të re me titull “Qa din ti”. Në videoklip ajo shfaqet provokuese, në stilin e saj dhe shumë tërheqëse teksa për 24 orë ka arritur 1 milion klikime në “Youtube”. Por mesa duket paraqitja e saj në klip nuk i ka pëlqyer aspak Gjira Kajtazit, e cila konsiderohet si rivalja e Melindës.
Ajo ka shprehur kritikat e saj përmes një statusi në Instastory, ku duket se ka shkuar më tej rivalitetit të tyre, duke i përmendur Melindës të ëmën e ndjerë. Gjira shkruan se nuk arrin të kuptojë se si mund të dalë e veshur Melinda në atë formë, pasi në muajin mars nëna e saj ndërroi jetë.
“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, ka shkruar Gjira në reagimin e saj.

Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur