Vdekja e parakohshme e legjendës, Kobe Bryant ka goditur gjithë komunitetin e hip-hopit.
Në vazhdën e reagimeve për vdekjen e legjendës së basketbollit, 50 Cent ka njoftuar se nuk do të debatojë me askënd në vitin 2020, shkruan portali arbresh.info
Reperi i njohur, 50 Cent ka bërë një mesazh të fuqishëm pas vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.
Pas vdekjes së legjendës së basketbollit, reperi 50 Cent ka paralajmëruar se nuk do të kacafytet më me askënd gjatë vitit 2020, raporton “CNN”.
“Ndjej se më duhet t’i arkivoj ato që i kërkoj nga jeta pas kësaj”, shkroi 50 Cent në një postim në Instagram ku shihej së bashku me Bryant në ndeshjen mes Los Angeles Lakers dhe New York Knicks në NBA.
“Më duhet të përqendrohem, nuk do të kacafytem me askënd më dhe do të merrem në një mënyrë tjetër nëse ekziston një problem”, shtoi ai. / arbresh.info/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...